TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2025, 14:59

Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdes nga veshjet sintetike, janë pengesë për riprodhimin

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdes nga veshjet sintetike, janë

Pëlhurat sintetike, si poliesteri i zakonshëm në veshjet sportive, mund të përmbajnë kimikate që ndikojnë në sistemin endokrin – grup hormonet që kontrollojnë shumë funksione të trupit, përfshirë shëndetin riprodhues. Kjo sipas të dhënave të National Institutes of Health në SHBA.

Kimikatet që përdoren në prodhimin e plastikëss dhe pëlhurave mund të thithen përmes lëkurës, veçanërisht kur djersijmë gjatë aktivitetit fizik, duke hyrë në qarkullimin e gjakut. Ato mund të ndërhyjnë në prodhimin dhe funksionimin e hormoneve, gjë që lidhet me një kohë më të gjatë deri në shtatzëni dhe rezultate të dobëta riprodhuese.

Vetë poliesteri nuk është gjithmonë “fajtori” kryesor, por kimikatet e përdorura për prodhimin dhe trajtimin e tij, sidomos në veshjet sportive, mund të jenë një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin riprodhues të burrave dhe grave.

Përveç efekteve shëndetësore, poliesteri ka edhe ndikim mjedisor. Si material plastik me bazë nafte, ai shpesh përmban ftalate – kimikate të lidhura me çrregullime endokrine. Çdo larje e veshjeve prej poliesteri lëshon mikrofibra plastike që ndotin ujërat dhe potencialisht hyjnë në zinxhirin ushqimor.

Hulumtimet e hershme sugjerojnë se poliesteri mund të ndikojë edhe përmes efekteve elektrostatike dhe biologjike. Studimet tek kafshët, veçanërisht tek qentë, kanë treguar ulje të pjellorisë pas kontaktit të zgjatur me pëlhura sintetike. Fusha elektrostatike që krijojnë këto pëlhura mund të kenë ndikime biologjike, edhe pse kjo ende studiohet.

Ndërsa poliesteri vazhdon të dominojë garderobën globale, ekspertët ngrenë një paralajmërim: nevojiten kërkime më të thella për të kuptuar ndikimin e tij të plotë në shëndetin e njeriut.

veshjet sinteti infertilitet

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shitblerja e mallit eshte nxitesi i prodhimit e biznesit. Kur del ne stacionet e trenave ne kryeqytet e Europes sidomos, ne zonat e pasura sheh njerez elegante slim e smart e ne zonat e varfera dalin e hyjne ne stacione njerez obese e te enjtur bullare. Pse!? Te pasurit vishen eushqehen smart e shtrenjte me ushqime proteinike e vitaminoze, ndersa te varferit ushqehen shume lire e poshtersisht, keshtu ndihet ndryshimi. Kush eshte ai ose ajo buudalla qe kashmiri, leshi merino, pambuku Egjyptit jane me te miret e me te kendshmit ne trup!? Kush nuk e di qe mishi kilja e mishit $100 eshte me i mire se $10 e pula $30 se pula $3. Si mund te ushqehet i varferi me fruta pylli, truffle, perime organike e jo plehra, etj., etj., E bukura (e bukula) te merr syte. Sportistet sterviten cdo dite me veshje plastike e luajne e garojne me to qe nga koka e deri te kembet. Pat ardhur nje president i landit te Bavarise ne Shqiperi, takoi kaqolin tone Alia e beri shume vizita ne Shqiperi. Ne Berat i shtruan nje dreke madheshtore Shqiptare, ku i vune perpara tepsi me nje qenjgj te pjekur me perime rrotull. Cjane keto u tha taneve? Perime, ua kethyen ata. Keto jane per qengjin e qengji eshte per mua, ua ketheu Gjermani. Hani lesh, pini lesh e vishni lesh (mish, qumesht, lesh} u tha Gjermani Shqiptareve. Kaq. Shtimi e levizja i popullatave morracake te xhunglave e ka zhvilluar shume biznesin e plastikes e te ngjyrave sepse eshte kultura e tyre qe duke u veshur e mbuluar me ngjyra te "praruara" te ndricohet surrati e trupi. Dhe me e "bukura" eshte se ne, ne, ne te BUKURIT jemi bere loder e tyre. Une ka kohe qe nuk shikoj me futboll e sporte te tjera se jane qelbur. Bye!

    Lini një Përgjigje