TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2025, 14:10

Donator sperme prej 15-vitesh, themeluesi i Telegram ‘bën ofertë’ për fundvit

Shkruar nga Pamfleti
Donator sperme prej 15-vitesh, themeluesi i Telegram ‘bën
Donator sperme prej 15-vitesh, themeluesi i Telegram ‘bën ofertë’ për fundvit

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, prej vitesh nuk është kufizuar vetëm në shpërndarjen e mesazheve, por edhe të materialit të tij gjenetik. Së fundmi, ai ka bërë të ditur se është i gatshëm të financojë fertilizimin in vitro për gratë nën 38 vjeç, duke e zgjeruar edhe më tej “rrjetin” e tij biologjik global.

Ndërsa për Durov kjo duket si një vazhdimësi logjike e misionit të tij personal, ekspertët ngrenë alarmin për pasojat e mundshme. Përdorimi i spermës së një donatori të vetëm në shkallë të gjerë mund të ulë diversitetin gjenetik dhe të çojë në të ashtuquajturin “founder effect” – një fenomen që rrezikon të krijojë breza që ngjajnë mes tyre më shumë sesa përdoruesit e një grupi familjar në Telegram.

Vetë Durov ka deklaruar se ka qenë donator sperme për 15 vite dhe se, sipas tij, tashmë ka mbi 100 fëmijë në 12 vende të ndryshme. Një shifër që për disa tingëllon si statistikë demografike, ndërsa për të tjerë si një rekord personal që nuk gjendet ende në asnjë aplikacion fitness-i.

Ndërkohë, mjekët rikujtojnë një detaj që shpesh harrohet: shtatzënia nuk është vetëm përgjegjësi e nënës. Marcia Schaefer, mjeke kiropraktike, u bë virale duke theksuar se shëndeti i burrit ndikon drejtpërdrejt në shtatzëni – nga ndërlikime si pre-eklampsia, te të përzierat e mëngjesit dhe deri te ndërtimi i placentës. Me pak fjalë, edhe në biologji, si në aplikacione, cilësia e “burimit” ka rëndësi.

pavel durov oferte donator

Lini një Përgjigje