TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Prill 2023, 12:22

Doli me dëshirë nga BBV2, Lorenc Hasrama i kërkon falje Sabianit dhe të dashurës aktuale

Shkruar nga Pamfleti

Doli me dëshirë nga BBV2, Lorenc Hasrama i kërkon falje Sabianit

Ish-konkurenti i BBV2, Lorenc Hasrama, i cili zgjodhi të dilte me dëshirë nga shtëpia e famshme e Vëllait të madh, foli dje në ‘Ftesë në 5’.

Ai pohoi sërish në studio se gjendja jo fort e mirë emocionale ishte arsyeja kryesore pse vendosi të linte këtë rrugëtim.

Lorenci po ashtu pranoi se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën.

Ai tha se i ka kërkuar falje nga brenda shtëpisë Sabianit, por edhe të dashurës aktuale.

“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci.

I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale, ai përmendi Luizin, Efin, Visin dhe Kristin ose Dean.

lorenc hasrama falje sabiani

Lini një Përgjigje