
Romanca që lindi mes Albës dhe Limit në Ferma Vip 2 bëri që ata të ishin personat më të përfolur në rrjet kohëve të fundit.
Mirëpo e papritura ndodhi për dyshen. Një mbrëmje teksa Alba ishte e ftuar speciale në “Ferma VIP 2”, Limi postoi foton e një vajze, thuajse nudo, në Instastoryn e tij.
Teksa Alba komentonte rreth lojës në “Ferma VIP”, ajo ndërpreu fjalën dhe e qetë paralajmëroi se do ndërpriste intervistën vetëm që të shkonte në rezidencën ku ajo dhe Limi jetonin prej ditësh. Dhe paralajmëroi se “një tërmet” i papritur mund të ndodhë. Kjo pasi në Instagramin e saj u shpërnda menjëherë fotoja që Limi postoi në story.
Por mesa duket situata mes dyshes qenka qetësuar. Ndonëse u përfol për tradhëti nga ana e Limit, nëpërmjet një video të postuar së fundmi duket se dashuria mes tyre është më e madhe se xhelozia.
Të shfaqur në krahët e njëri-tjetrit, Limi e Alba duken shumë të lumtur së bashku.
“Më mirë me ty dhe i pasur. Se sa pa ty dhe i varfër” shkroi Alba poshtë videos me nota ironie.
Lini një Përgjigje