
Sara Gjordeni festoi pak ditë më parë ditëlindjen, por ishte shumë e rezervuar të tregonte se çfarë mori si dhuratë. Ndërkohë që po shijojnë pushimet në Greqi, ish-miss-i ka publikuar një foto në Instagram, ku bie në sy një aksesor luksoz.
As më pak e as më shumë, por një çantë Hermès, e stilit Birkin, e cila llogaritet të jetë në vlerën e disa dhjetëra mijëra eurove. Sara nuk ka harruar të shkruajë “Bardhi” dhe një zemër, duke lënë të nënkuptohet që është dhuratë nga bashkëshorti.
Detaji nuk i ka shpëtuar ndjekësve të saj të rregullt, të cilët kanë vënë re se ky aksesor nuk ishte parë më herët në duart e saj.
Kjo ka ngjallur menjëherë dyshime se çanta është një dhuratë e re nga Bardhi, si shenjë për ditëlindjen e partneres së tij.
Çifti, i cili zakonisht preferon privatësinë dhe pak zhurmë rreth jetës së tyre, duket se ka zgjedhur një mënyrë diskrete për ta bërë publike surprizën.
E megjithatë, luksi i çantës Hermès ka folur vetë, duke u kthyer në ‘kryefjalë’ të ndjekësve që komentojnë mbi gjestin romantik dhe stilin e pandryshueshëm të Sarës.

Lini një Përgjigje