
Anna Lika është rishfaqur në publik, një muaj pasi ka humbur nënën e saj si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Në këtë dalje publike ajo duket se ka zgjedhur edhe të zyrtarizojë lidhjen me Bjordi Mezinin.
Bjordi dhe Anna, kishin zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike deri tani.
Dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni.
Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.
Pak kohë më parë në një intervistë, Bjordi kishte folur edhe për Anën dhe përjetimin e saj për humbjen e nënës.
“Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”, ka thënë Bjordi.

Lini një Përgjigje