TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shtator 2025, 22:35

10 vendet më të mira për emigrantët në vitin 2025!

Shkruar nga Pamfleti

10 vendet më të mira për emigrantët në vitin 2025!

Në kërkim të një cilësie më të mirë jetese dhe më shumë parave, shumë njerëz vendosin të emigrojnë. Në fakt, sipas Raportit Botëror të Migracionit, përqindja e migrantëve arrin në 3.6% të popullsisë së botës, më e lartë se kurrë më parë.

Bazuar në një anketë nga Internationals me më shumë se 10,000 emigrantë nga 172 kombësi, këtë vit, dhjetë vendet morën rezultatet më të larta në aspektin e lumturisë dhe situatës ekonomike individuale të emigrantëve.

1. Panama

2. Kolumbia

3.Meksika

4. Tajlanda

5. Vietnami

6. Kina

7. Emiratet e Bashkuara Arabe

8. Indonezia

9. Spanja

10. Malajzia

Përparësitë e 5 më të mirëve

1. Panama

E para nga 46 vendet e përfshira në anketë, Panamaja u rendit lart në tregues që përfshijnë kushtet e punës jashtë vendit dhe lehtësinë e vendosjes. E njohur për punonjësit e pavarur, nomadët dixhitalë dhe pensionistët, Panamaja tërheq njerëz që e vlerësojnë bukurinë e saj natyrore. Megjithatë, burokracia mund të jetë një sfidë dhe punësimi i ndihmës profesionale, siç janë avokatët, mund të jetë shumë i dobishëm në çdo rast. Edhe rinovimi i targave të automjeteve mund të kërkojë procedura komplekse burokratike. 

2. Kolumbia

E dyta në përgjithësi, Kolumbia u rendit veçanërisht lart në kategoritë e gjendjes financiare personale të emigrantëve dhe lehtësisë së vendosjes. Kostoja më e ulët e jetesës pati gjithashtu një ndikim të rëndësishëm, me pothuajse katër në pesë emigrantë që thanë se ishin të kënaqur. 80% ndiheshin "si në shtëpi" dhe e përshkruan atë si një vend mundësish.

3. Meksika

Meksika renditet në vendin e tretë, renditja e së cilës mbështetet nga kultura e saj. Të huajt që jetojnë atje raportojnë se ndihen të mirëpritur me një normë 20% më të lartë se mesatarja globale dhe thonë se është e lehtë të krijosh lidhje. Ata i shijojnë njerëzit, kulturën, ushqimin, bukurinë, koston e ulët të jetesës dhe kujdesin shëndetësor. Vendi ofron lidhje të besueshme interneti, gjë që e bën punën në distancë më të lehtë dhe ka tërhequr më shumë nomadë dixhitalë vitet e fundit.

4. Tajlanda

Tajlanda u rendit e 4-ta, me rezultate veçanërisht të larta në kategoritë e “Lumturisë së Përgjithshme” (vendi i 2-të) dhe “Financave Personale” (vendi i 3-të). Pjesëmarrësit në anketë vunë re se e gjetën të lehtë zhvendosjen e tyre. Duke theksuar miqësinë e vendasve, disa komentuan se nuk besonin se kishte një vend tjetër aq mikpritës.

5. Vietnami

Vietnami plotëson pesë vendet e para, duke u renditur i pari në Indeksin e Financave Personale dhe i teti në Indeksin e Lumturisë së Përgjithshme. Është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë.

Lini një Përgjigje