TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Gusht 2023, 19:28

Tensionet Prishtinë-Beograd, Spahiu: Perëndimi duhet sanksionojë Serbinë dhe jo Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet Prishtinë-Beograd, Spahiu: Perëndimi duhet sanksionojë

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë Serbinë ashtu siç bëri me Kosovën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se Serbia është një shtet që ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit që ka detyrime morale, diplomatike dhe ligjore karshi Kosovës.

“Uroj  që BE të mos e ketë thjesht mesazh propagandistik; ashtu siç sanksionoi Kosovën do ishte mirë të sanksiononte edhe Serbinë, që është një vend agresor, që ka masakruar brez pas brezi shqiptarët. Është shteti që ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Është qeveri që nuk pranon të deklarojë dhe rikthejë eshtrat e mijëra qytetarëve shqiptarë që janë rrëmbyer dhe vrarë e hedhur në varre masive. Serbia ka detyrime morale, diplomatike, ligjore dhe duhet të dëmshpërblejë Kosovën”, tha Spahiu.

spahiu be shba

Lini një Përgjigje