Ditën e sotme qytetarë serbë kanë nisur protestën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Në orët e para të mëngjesit, grupime qytetarësh janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Ybutin Potokut dhe Zveçanit ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë.
Sipas mediave të Kosovës, raportohet që në Zveçan policia të ketë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se policia ushtarake e KFOR dhe policia e Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës. KFOR qëndron në rreshtin e parë, ndërsa policia e Kosovës të ndërtesa e komunës dhe pika kontrolli përreth.
Ditën e sotme do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat në veri të Kosovës dhe Metohisë, për shkak të pranisë së policisë së Kosovës me mjete të plota luftarake, mësimdhënësit dhe nxënësit nuk janë në gjendje ta zhvillojnë mësimin pa probleme dhe të sigurt. Kështu ka njoftuar shefi i Administratës së Shkollës për Republikën e Kosovës, Ivan Zaporozac.
Ky vendim, siç thuhet, është marrë pas shumë telefonatave dhe mesazheve të marra drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të klasave nga prindërit që shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve të tyre, në shkollat në afërsi si dhe në vendet ku nxënësit shkojnë në rrugës për në shkollë ka policë me tuba të gjatë dhe me pajisje të plota luftarake, si dhe transportues në hyrjet e shkollave.
Kujtojmë që më 26 maj pati përplasje mes forcave speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë të cilët u mblodhën para ndërtesave komunale për të mos lejuar kryetarët e rinj të zgjedhur me votë që të hynin për të nisur detyrën e tyre. U desh ndërhyrja e policisë për të bërë që kryetarët e zgjedhur të arrinin të hynin në zyrat e tyre.
Kjo shkaktoi rritje të tensioneve, ku pati përplasje të ashpra mes proteshtuesve dhe policisë që si rrjedhojë sollën edhe plagosjen e 5 prej efektivëve. Gjithashtu në disa prej komunave u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe u ngritën barrikada.
Në kundërpërgjigjie, Vuçiç ngriti gatishmërinë ushtarake në Serbi si dhe zhvendosi trupat pranë kufirit me Kosovën.
Për tensionet në veri të Kosovës, pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët, ku SHBA dhe BE dënuan ndërhyrjen e dhunshme të policisë së Kosovës dhe i kërkuan kryeministrit, Albin Kurti që të shmangte veprime të tilla, të cilat ata i quajtën ‘provokime’.
Nga ana tjetër, Kurti dhe Osmani në përgjigjie të deklaratave të ndërkombëtarëve, e cilësuan ndërhyrjen e policisë në veri si pjesë të ushtrimit të legjitimitetit me argumentin se kryetarët e rinj të zgjedhur duhet të nisnin detyrën ditën kur ua përcakton ligji.
Lini një Përgjigje