TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Nëntor 2025, 07:27

Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në doganë, policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në doganë, policia jep

Policia Kufitare në Kosovë ka sekuestruar një sasi të madhe eksplozivi gjatë një kontrolli rutinë.

Zyrtarët doganorë përzgjodhën për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili u dërgua në vijën e dytë për inspektim të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

Gjatë marrjes në pyetje, drejtuesi i furgonit deklaroi se nuk posedon mallra për deklarim. 

Megjithatë, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e madhe lënde shpërthyese, e vendosur në thasë dhe pako, me peshë rreth 300 kilogramë, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.

Eksplozivi është sekuestruar ndërkohë që ka nisur një hetim për ngjarjen. 

Lini një Përgjigje