TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Korrik 2025, 12:18

Richard Grenell sulmon Hagën: Është rrënuar! E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg

Shkruar nga Pamfleti
Richard Grenell sulmon Hagën: Është rrënuar! E turpshme
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për burgosjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe prokurorin Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e tij.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Richard Grenell sulmon Hagën: Është rrënuar! E turpshme

Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.

 

donald trump hashim thaçi

Lini një Përgjigje