Partia Popullore Serbe, të dielën më 2 prill do të nisë aksionin për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për mbajtjen e referendumit lidhur me planin “franco-gjerman” për Kosovën, në mbarë Serbinë dhe sipas Miroslav Aleksiç, nënkryetar i NS., këtë nismë tashmë e kanë përkrahur edhe Aleksandar Jovanoviç Ćuta nga Kryengritja Mjedisore dhe Millosh Parandiloviç nga Lëvizja Fytyra e Re e Serbisë.
Nëse referendumi me pyetjen – a e përkrahni planin “franco- gjerman” për Kosovën realisht do të mbahej, hulumtuesit e opinionit publik pajtohen në deklaratën e tyre për Danas – pushteti do ta mposhtte opozitën, pra do të votonte pro këtij plani numri më i madh i qytetarëve.
Ata pajtohen se shumica e qytetarëve besojnë në Aleksandar Vuçiç dhe rrjedhimisht rezultati i referendumit do të dihej paraprakisht.
- Shumica e heshtur e qytetarëve e përkrahin planin evropian për Kosovën dhe kjo do të tregohej në një referendum të mundshëm. Ka disa arsye. Referendumi do të ishte më shumë një deklaratë pro dhe kundër Vuçiç sepse protagonisti kryesor i asaj marrëveshjeje është presidenti i Serbisë, me burime shtetërore dhe partiake që do të përdoreshin për të afirmuar një rezultat pozitiv, do të ishte një fushatë e personalizuar e Presidentit si zakonisht – tha për Danas Milomir Mandiç, një studiues nga Demostat.
Vladimir Pejiç, drejtor i Faktor plus, thotë për Danas se, megjithatë, ka kuptim që Partia Popullore dhe opsionet e tjera të djathta të bëjnë referendum, sepse në këtë mënyrë do të shfaqnin një qëndrim të tyrin, dhe siç thotë ai, qytetarët duan të dinë se çfarë po ndodh.
Një pjesë e mbështetësve të opozitës pro-evropiane janë të gatshëm ta mbështesin këtë plan pavarësisht se, siç thonë ata, Vuçiç është protagonist i tij.
Atëherë pse e djathta këmbëngul në referendumim për Kosovën kur është e qartë se Vuçiç do të fitonte?
- Shumica dërrmuese e mbështetësve të SNS-së do të ishin të disiplinuar, por ka një pjesë të konsiderueshme të përkrahësve të partive opozitare pro-evropiane, të cilët janë të gatshëm ta mbështesin këtë plan, pavarësisht se është, siç thonë ata, i Vuçiçit. Ata mbështetës nuk janë të gatshëm të veprojnë si makiavelistë, por si konformistë dhe pragmatikë, sepse paralajmërimet për izolim ekonomik, viza e të tjera sanksione të ngjashme, të ardhura nga përfaqësues ndërkombëtarë dhe përfaqësues të qeverisë, u morën seriozisht mbi të gjitha nga votuesit urbanë dhe më të arsimuar -
Po çfarë thonë studimet?
Sipas Vladimir Pejiç, referendumi do të ndahej në dy pyetje kyçe - nëse pranimi i planit evropian nënkupton njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB.
- Pyetja e referendumit e bërë në këtë mënyrë - a e pranoni marrëveshjen ndërkombëtare - tani nëse i thoni Vuçiçit, ai ndoshta do të thoshte, është mirë. Pra, rezultati i gjithë kësaj do të varej nga mënyra se si do të bëhet pyetja. Një apo dy muaj më parë kemi pasur një anketë se a e përkrahin qytetarët këtë plan evropian për Kosovën, nëse nuk njihet dhe nuk pranon hyrjen në institucionet ndërkombëtare dhe shumica prej tyre nuk kanë pasur asgjë kundër një plani të tillë - thekson bashkëbiseduesi i Danas.
Megjithatë, shton ai, kur e kthyem pyetjen, shumica dërrmuese ishin kundër. Rezultati ishte në nivelin - 80 deri në 90 për qind - kundër.
Siç shton ai, rezultati i këtij plani dhe negociatat interpretohen ndryshe.
- Nga njëra anë kemi pretendimet e Vuçiçit se ai nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa partitë e djathta thonë se e ka njohur. Referendumi do të kishte kuptim, dhe rezultati do të dihej - qytetarët do të ishin kundër nëse do të interpretohej se do të thotë njohje e Kosovës - thotë Pejiç.
Megjithatë, thekson ai, edhe pas atij referendumi duket se do të mbesin në zonën e mesme, ku disa pretendojnë një gjë, të tjerë pretendojnë një tjetër./Përgatiti Pamfleti
Lini një Përgjigje