TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Shkurt 2024, 07:27

Plan për atentat ndaj Albin Kurtit në Shkup? Reagon zyrtari i ministrisë maqedonase

Shkruar nga Pamfleti

Plan për atentat ndaj Albin Kurtit në Shkup? Reagon zyrtari i

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar lidhur me informacionet për kërcënim me jetë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Zëdhënësi i ministrisë, Toni Angellovski tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit dhe se siguria ka qenë maksimale sipas protokolleve e rregullave.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.

Kryeministri Kurti, mbëmjen e së premtes ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton RTK-së, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

albin kurti atentat shkup

Lini një Përgjigje