TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Qershor 2026, 10:19

Operacion i gjerë kundër krimit të organizuar shqiptar, Europol dhe 3 shtete të BE-së në aksion

Shkruar nga Pamfleti
Operacion i gjerë kundër krimit të organizuar shqiptar, Europol
Operacioni

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po zhvillohet në Kosovë, ndërsa Prokuroria Speciale ka firmosur disa fletë-arresti.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është i lidhur me grupe kriminale që operojnë në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe përfshin hetime për veprat penale si: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe pastrimi i parave.

Në këtë aksion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit policor, do të dalin me një komunikatë të përbashkët për informimin e publikut mbi rezultatet dhe detajet e aksionit.

Njoftimi

Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik dhe pastrimit të parave

Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.

Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: 'pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar', 'blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve' dhe 'pastrimi i parave'.

Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët.

 

kosove operacion droge

Lini një Përgjigje