TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Dhjetor 2023, 12:36

Ngjarje e rëndë në Bjeshkët e Junikut, gjenden të pajetë biznesmeni i njohur dhe bashkëshortja e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Bjeshkët e Junikut, gjenden të
Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij

Ndërkohë organet e drejtësisë kanë nisur hetimet mbi ngjarjen tragjike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi një çift bashkëshortësh u gjetën të pajetë në banesë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se biznesmeni Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij, Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi, në rrethana akoma të paqarta. 

Ndërkohë organet e drejtësisë kanë nisur hetimet mbi ngjarjen tragjike.

“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, njofton prokuroria.

 Dy viktimat ishin së bashku me dy fëmijët e tyre, njëri 1 vjeç e tjetri 9, në vilën e tyre në Bjeshkët e Junikut.

Po ashtu dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë kontakti me rrymën elektrike në tualetin e tyre. Viktimat janë gjetur të pajetë nga djali i tyre i madh i cili më vonë ka lajmëruar dajën e tyre. Mic Tofaj, ishte dhe pronar i fabrikës së ujit “Juniku”.

Lini një Përgjigje