
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i gatshëm të tërhiqet nga vendimet e fundit, të cilat kanë hasur në reagime të forta ndërkombëtare.
Pas një takimi urgjent që zhvilloi me Ambasadorët e Vendeve të Quint-it, Kurti ka deklaruar se qeveria e tij është e gatshme të adresojë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim që është ngritur lidhur me çështjen e “dinarit”.
Më herët, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kishte këmbëngulur që vendimi pë nxjerrjen jashtë përdorimit të dinarit serb të shtyhej.
“Shpresoj që të shohim një shtyrje të zbatimit të kësaj rregulloreje deri sa të jetë bërë më shumë punë për të zhvilluar një plan dhe një strategji sesi mund të adresohen shqetësimet e komunitet Serb në Veri. Si do të mbështetet financiarisht një individ i cili paguhej me një ndihmë sociale nga qeveria Serbe dorazi me monedhën e Dinarit ? Qytetarët nuk janë informuar siç duhet. Ne respektojmë dhe mbështesim zbatimin e Kushtetutës se Kosovës, por Shtetet e Bashkuara kane luajtur një rol te rëndësishëm duke ndihmuar ne mbështetjen e këtyre institucioneve ne mënyre qe ato të kryejnë detyrat e tyre ne mënyrën me efektive”, është shprehur ambasadori Hovenier.
Megjithatë ai është shprehur se vendimi mbetet në dorë të qeverisë së Kosovës.
SHBA dhe BE akuzojnë qeverinë Kurti se po nxit tensione nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve të njëanshme. Madje Uashingtoni paralajmëroi Qeverinë e Albin Kurtit se Kosova po humbet Amerikën si një partner që punon për njohjen e saj në Arenën ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje