TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Dhjetor 2023, 13:03

Motra e Liridonës hedh poshtë deklaratat e babait të Naim Murselit: S’kemi dërguar njeri për ta kërcënuar!

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Liridonës hedh poshtë deklaratat e babait të Naim

Motra e 30-vjeçares, Liridona (Ademaj) Murseli ka hedhur poshtë deklaratat e babait të Naim Murseli se e kanë kërcënuar se do të marrin hak.

Për emisionin “Me zemër të hapur” u shpreh se nuk ka kanë dërguar njeri tek Shaban Murseli dhe se çdo gjë ia kanë lënë në dorë drejtësisë

“Jo nuk i kemi dërguar njeri tek Shaban Murseli. Nuk i kemi dërguar për të kërcënuar asnjë njeri. Ia kemi sqaruar edhe policisë, ia kemi lënë drejtësisë. Nëse do të donim të bënim diçka, s’do të dërgonin njeri.

Ata kanë thënë vetëm që Gjakova është e vogël, dhe s’kemi qejf të përballemi bashkë”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje