TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2026, 11:33

Kurban Bajrami, Kurti uron besimtarët: Festë që na obligon solidaritet dhe bujari!

Shkruar nga Pamfleti

Kurban Bajrami, Kurti uron besimtarët: Festë që na obligon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Gjatë urimit për besimtarët myslimanë, Kurti e cilësoi Kurban Bajramin si një festë të sakrificës, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.

Ai tha se kjo festë shërben edhe si kujtesë për sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës, duke përmendur 37 imamë dhe hoxhallarë që ranë dëshmorë gjatë luftës së fundit.

“Vizitën e parë për Kurban Bajram, si çdo vit, e bëjmë në Bashkësinë Islame të Kosovës për t’ia uruar myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij këtë festë të sakrificës. Kjo është një festë që na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të tregojmë solidaritet e bujari”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, sakrifica e të rënëve për liri ka bërë të mundur Kosovën e lirë dhe zhvillimin e saj sot.

Kurban Bajrami konsiderohet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë dhe shoqërohet me mesazhe paqeje, solidariteti dhe ndihme për familjet në nevojë.

albin kurti kurban bajrami

Lini një Përgjigje