
Gruaja qe u vra ditën e sotme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Lidhur me këtë ngjarje ka folur Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha dhe ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.
“Ish-bashkëshorti e ka vra. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje. Nëna e ka fëmijën edhe e ka sjellë fëmijën në ora 13:00 në qendër që të realizojë kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërguar në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo, për.
Sipas saj, shkak i vrasjes ishin disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.
“Ka biseduar me menaxheren e rastit të tyre. I ka treguar që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shkuar prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pasur për të rikthyer djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, ta merrte ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka takuar ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardhur në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë filluar të bërtasë duke e fyer, e ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë armën dhe e ka gjuajtur. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha. Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.
Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabile.
Lini një Përgjigje