
Ambasada e Francës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili gjatë një fjalimi para ambasadorëve francezë nëpër botë, ka nxitur shqetësime se liberalizimi i vizave mund të shtyhet, nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi karshi dialogut për normalizim të raporteve dhe gjendjes në veri.
Ambasada ka sqaruar se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është shumë e qartë, me shikimin përpara dhe që nënvizon perspektivë pozitive, përfshirë edhe zgjerimin.
“Franca mbështet plotësisht lehtësimin evropian dhe pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Kjo përfshinë padyshim edhe Kosovën, prej të cilës ne gjithashtu presim masat e de-eskalimit. Qëndrimi i presidentit Macron ishte shumë i qartë dhe ne iu inkurajojmë juve që ta shikoni atë në tërësinë e tij: është me shikim përpara, nënvizon një perspektivë pozitive, përfshirë zgjerimin, dhe është një mesazh miqësor dhe i vendosur për të dy vendet, që ka shumë për t’u humbur”, njofton Ambasada e Francës.
Lini një Përgjigje