TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 12:01

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Kadilli: Sali Berisha nuk duhet të ishte kthyer!

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Kadilli: Sali Berisha nuk duhet

Demokrati Fatbardh Kadilli është shprehur se Sali Berisha nuk duhet të ishte rikthyer fare në PD dhe në çdo lloj rasti që do të largohet do t’i bëjë nder vetes.

Berisha nuk duhet të ishte kthyer në krye të PD. Në çdo lloj rasti që mund të largohet i bën nder vetes. Një mënyrë tjetër është që ata që mbështesin Berishën, po mbështesin të shkuarën, nuk është ilaçi, por helmi. Alibeaj flet për veten e tij, nuk flet për krahun tjetër. Berisha nuk tërhiqet as pas zgjedhjeve. Të dy aksionet, e ndajnë opozitën, i heqin moralin opozitës. Nuk bëhet me fjalë, por me akte konkrete”, tha Kadilli.

I pyetur nëse do të merrte pjesë nëse do të hapej gara për kryetar të ri të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve lokale, ai tha se do të kontribuonte vetëm nëse do të jetë një projekt i ri.

Unë bëj një përpjekje që të ketë një PD ndryshe nga ajo e Berishës dhe Bashës. Unë do jem gati për të kontribuar në një projekt të ri. Nëse vazhdon kështu, unë nuk kam lidhje”, u shpreh ai.

Gjykata e Apelit ka kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për vulën e Partisë Demokratike. Sipas Gjykatës së Apelit çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Pas këtij vendimi, Apelit vendosi që vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri të konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet grupit të Alibeajt.

#pd #fatbardh kadilli

Lini një Përgjigje