TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 21:38

Thellohen divergjencat në PD, Bardhi del kundër Bashës: Rikthimi i tij nuk është zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti

Thellohen divergjencat në PD, Bardhi del kundër Bashës: Rikthimi

Thellohen divergjencat brenda Partisë Demokratike. Ditën e sotme Lulzim Basha dha sinjalin e parë se do të rikthehet. Ai pati një takim me të rinjtë dhe nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Sali Berishës. Takimi i sotëm i Bashës shihet si sinjal se ai mund të kandidojë për kreun e PD. Por duket se kreu i ri i grupit parlamentar Gazmet Bardhi i ka dalë kundër, ndonëse dukej sikur ai dhe Alibeaj i kishin hapur derën.

Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si çdo politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.

Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo.

Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje. Siç unë kam kuptuar aktin e tij të dorëheqjes, ishte akt në dobi të demokratëve.

Asokohe kishte kërkesë që të tërhiqej edhe Berisha. Sot PD vijon të jetë në krizë dhe ne duhet të dalim mbi interesin personal për të çuar para PD.

Nuk e shoh zgjidhjen të lidhur me emrin e një individi. PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”, tha ai.

Por sinjalet janë se me rikthimin e tij situata nuk do jetë si dikur, pasi ka dhe shumë deputetë të tjerë që nuk e mbështesin. Një ndër ta është dhe Lefter Gështenja. Ashtu si Bardhi, edhe ai doli kundër. “Nuk e di qëllimin dhe lëvizjen e zotit Basha. Nuk e kam informacionin se cila është qëllimi i lëvizjes së tij. Ajo që unë do them është se nuk dua të futem në emra, por dua të them se Partisë Demokratike i duhet një njeri, një menaxher që të bashkojë demokratët.

Unë di që zoti Basha dha dorëheqjen që të mos thellohet çarja në Partinë Demokratike dhe që të bashkohen demokratët. Unë nuk e di që sot demokratët të jenë të bashkuar. Nuk e di qëllimin e lëvizjes, por di të them se kërkohet një lider i ri, që t’i bashkojë demokratët, jo t’i ndajë”, tha Lefter Gështenja

bardhi basha

Lini një Përgjigje