
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku duket se ka përfunduar pas afro 7 orësh. Rreth orës 12.30, numri dy i qeverisë u pa të futej në ambientet e Kryeministrisë dhe vetëm pak më parë kanë nisur lëvizjet.
Ka qenë Edi Rama ai i cili është larguar nga godina. Mësohet se ai kishte një darkë të planifikuar me komisioneren Marta Kos. Ndërkohë Balluku ndodhet ende aty.
Takimi Rama-Balluku erdhi pas masës së sigurisë që u mor sot nga Gjykata e Posaçme, e cila pezulloi Ballukun nga të dyja funksionet dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Në Kryeministri u pa edhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Ka zëra në PS që thonë se gjykata ka shkelur Kushtetutën me këtë masë, pasi nuk mund të pezullohet nga detyra një ministër.
Flitet se për këtë gjë është diskutuar gjithë këto orë dhe do të duhet të presim se cila do të jetë lëvizja e qeverisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi.
Lini një Përgjigje