TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 22:00

Samiti/ Liderët e Ballkanit dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë; Zelensky zbret në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Samiti/ Liderët e Ballkanit dhe krerët e BE-së, darkë

Tirana është kthyer sonte në qendrën diplomatike të Europës, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian janë mbledhur në një darkë informale, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishin pritësit e kësaj mbrëmjeje që i paraprin diskutimeve të nivelit të lartë për sfidat gjeopolitike, integrimin dhe sigurinë në kontinent.

Mes figurave të spikatura të pranishme janë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Presidenti malazez Jakov Milatoviç, kryesuesja e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Nga ana e BE-së, pjesëmarrja është në nivelin më të lartë të mundshëm: Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas, dhe Kryeministri polak Donald Tusk. Ndërkohë sapo ka zbritur në Rinas, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Samiti/ Liderët e Ballkanit dhe krerët e BE-së, darkë

Samiti që do të mbahet nesër pritet të trajtojë tema kyçe si zgjerimi i BE-së, siguria energjetike, ndërhyrjet e huaja në rajon dhe roli i Ballkanit në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Lini një Përgjigje