
Zbulohet lista e kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Të shtunën u bë zyrtarizimi i kandidatëve për 61 bashkitë, ndërsa sot duket se PS ka gati dhe emrat e kandidatëve për këshillat. Për Tiranën ishte Erion Veliaj ai që bëri prezantimin.
“Nuk presim mesnatën për pazare, kemi qenë të përgatitur. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë. Nuk e duam këshillat për të rrëzuar qeverinë, kjo është gafa më e rëndë, prandaj ne kemi një listë që mishëron bashkëpunimin si kurrë më parë me qeverinë. Një pjesë e zv.ministrave do i kemi në këshill bashkiak dhe ky raport do të mishërohet me praninë e shumë zv/ ministrave ri Romina Kuko, apo Besart Kadia. Një skuadër juristësh do jenë në Këshillin Bashkiak, do kemi edhe përfaqësues të biznesit që vijnë nga sipërmarrja”, tha Veliaj.
Por ndryshe nga sa deklaroi kryebashkiaku, ajo që bie në sy është se Këshilli Bashkiak do të kthehet në strehë për besnikët e PS, por njëherësh dhe për ata që ka larguar Rama. Prurje të reja janë zv/ministrja e Jashtme Megi Fino, vajza e Bashkim Finos. Po ashtu Rama ka futur në këshill Endri Fugën, të cilin e shkarkoi pak ditë më parë nga posti i drejtorit për mediat në Kryeministri. Emër tjetër është Plarent Ndrecës, dikur Sekretar i Përgjithshëm në disa ministri. Po ashtu Rama dhe Veliaj kanë futur Reme Lalën. Bëhet fjalën për ish-deputeten e PDIU e cila deri më tani mban postin e drejtoreshës së Shërbimit Social. Po ashtu duket se në listë është edhe Besart Kadia, i cili sapo u emërua zv/ministër i Jashtëm. Po ashtu një tjetër emër që bie në sy është Halit Valteri, ish-deputet i PD.
Emrat e kandidatëve
1. Romina Kuko
2. Aldrin Dalipi
3. Megi Fino
4. Eridian Salianji
5. Etleva Bajrami
6. Endri Fuga
7. Ledia Tota
8. Plarent Ndreca
9. Sonila Qato
10. Luan Bregasi
11. Arta Dollani
12. Genc Hyska
13. Joleza Koka
14. Julian Hodaj
15. Reme Lala
16. Redi Jupi
17. Blerina Doracaj
18. Gaz Paja
19. Silda Anagnosti
20. Endri Hoxha
21. Adelina Greca
22. Hantin Bonati
23. Vjollca Braho
24. Glinxhet Madhi
25. Katerina Marku
26. Aldo Merkoçi
27. Albina Nanaj
28. Enio Civici
29. Xhilda Kito
30. Bes Kadia
31. Maura Linadi
32. Agim Kraja
33. Grejsi Bixhi
34. Halit Valteri
35. Kamela Banushi
36. Rezart Isufi
37. Xheni Hatllari
38. Alfred Muharremi
39. Sara Shameti
40. Sead Kazanxhiu
41. Bora Minga
42. Roy Bashaj
43. Gresa Hoxha
44. Tedi Deraj
45. Elektra Kadriaj
46. Tahir Batalli
47. Rea Kalo
48. Kejdi Jazenxhiu
49. Sindi Tona
50. Endrrit Fetahu
51. Anxhela Bakiasi
52. Hermes Kafenxhiu
53. Fatbardha Sadikaj
54. Savio Dosti
55. Erisa Veliu
56. Samuel Nazeri
57. Romina Zaimi
58. Albi Deliaj
59. Helena Kace
60. Qazim Fucija
61. Kamelisa Selami
62. Emanuel Dosti
63. Olsa Ulqinaku
64. Aldo Aga
65. Arsiva Qefalia
66. Irla Pirra
Lini një Përgjigje