TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2024, 17:05

Rama përgatitet për ndryshime në qeveri? Javën e ardhshme të gjithë ministrat në “skaner”

Shkruar nga Pamfleti
Rama përgatitet për ndryshime në qeveri? Javën e ardhshme
Rama me ministrat

Javën e dytë të janarit Rama ka thirrur në një takim ministrat, ku do tu kërkojë llogari mbi realizimin e objektivave...

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të fusë në skaner të gjithë ministrat e kabinetit të tij. Para se të nisë sesioni i ri parlamentar, kryeministri ka kërkuar nga çdo ministër një bilanc të punës së tyre.

Mësohet se më 9 janar, ai ka thirrur një mbledhje qeverie, ku do të bëhet raportimi i të gjithë ministrave. Mbledhja mund të zgjasë dy ditë, pasi do të diskutohet për të gjitha objektivat.

Në korrik të vitit që lamë pas, Rama mblodhi në Tepelenë të gjithë kabinetin dhe secilit ministër i vendosi objektiva. Në mbledhjen e 9 janarit, do të shihet nëse janë përmbushur apo jo objektivat. Kjo do të thotë se më pas mund të kemi lëvizje në qeveri.

Në pranverë Rama do të mbledhë Kongresin e PS, ku ka paralajmëruar se aty do të hapet rruga për të mbajtur zgjedhje në PS, por nuk është çudi që të kemi dhe lëvizje në kabinet.

Ndryshimet e fundit të qeverisë u bënë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste në muajin Shtator, ku kryeministri Edi Rama solli emra të rinj në 6 dikastere, ndërsa risolli Ministrinë e Pushtetit Vendor. Në qeveri ka ende shumë emra që kanë shumë vite në qeveri, por mbetet të shihet se çfarë do sjellë kryeministri. E sigurt është se të gjithë ministrat do dalin para tij dhe do të japin llogari.

Lini një Përgjigje