TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 22:05

Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK, tenton të distancojë veten nga aksionet e prokurorisë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK, tenton
Edi Rama

Kryeministri mesazh të koduar bashkëpunëtorëve se nuk ka kontroll mbi SPAK

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ja u ka bërë të qartë të gjithëve bashkëpunëtorëve se e kanë vendin para SPAK nëse janë përfshirë në afera.

Pak ditë më parë u mor e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të tij. Por Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për të, përkundrazi po i jep një mbështetje shumë të fortë drejtësisë dhe madje aksionet e saj i shet për kapital në arenën ndërkombëtare.

Ai foli sot përmes një videokonference për "Euronews", ku inkurajoi drejtësinë të vijojë goditjet pa parë majtas apo djathtas. Rama u kujdes të tregojë se ai nuk ka gisht te aksionet e SPAK, pasi sipas tij, ata nuk pyesin se i kujt partie je apo çfarë pushteti ke. Kohët e fundit ka pasur shumë zëra se SPAK po vepron me regji nga Rama, mirëpo kreu i qeverisë ka tentuar të distancojë veten nga aksionet e organit të akuzës.

Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike në të gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë, jo vetëm “de jure”, por dhe “de facto” të pavarësisë së drejtësisë. Dhe veprimtaria e plotë e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri dhe për Shqipërinë, shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve.

Shkon shumë përtej sipërfaqeve, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë në të majtë, a në të djathtë, pavarësisht se kush është në qeveri, kush është në opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, që prej pavarësisë, e krijimit të shtetit të parë shqiptar në 1912, deri në shumë pak vite më parë, po ndodh gjatë viteve të fundit. Diçka që asnjë vend tjetër në rajon s’mund të pretendojë dot se e ka bërë”, tha Rama.

Më tej ai vijoi të bëjë cinikun, duke deklaruar se Shqipëria ka arritur në atë fazë sa nuk pranon leksione nga askush kur vjen puna te korrupsioni.

Dhe kjo nuk është për të thënë që ne jemi më të mirë se të tjerët, por është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht dhe në këtë moment në kohë, ne pranojmë mbështetje, ne pranojmë partneritet, ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Pas arrestimit të Veliajt, pati një lloj ndryshimi kursi nga ana e Ramës, i cili nisi sulmet ndaj SPAK. Por më pas u tërhoq dhe tani po ndjek një linjë mbështetje. Nga ana tjetër ai po ja u bën të qartë edhe atyre që i kanë qëndruar në krahë se do i shesë nëse vjen puna te drejtësia. /Pamfleti

5 Komente

  1. d
    drita

    Me keto lojra fjalesh , demagogji delirim ly individ vetem sa po pranon fundin e tij. Nje fund pa lavdi deshperues dhe kapitullues. Nje qeverisje qe kurre nuk bente cfare premtonte, e korruptuar deri ne kocke.

    1. h
      haxhiraj

      jo deri ne kock e that gabim.. deri ne cdo qeliz te palces

    2. b
      blendi

      Per Ramen gura shahu jane. Bene leket tani te bejne dhe burgun. Eshte nje cete hajdutesh me dhe pa komande. Kush te vjedh me shume. Nje situate qe ka dale jashte kontrollit. Ka kohe. Vjedhin te gjithe. Ministra, drejtore te pergjithshem kryetare bashkie qe nuk ngopen, qe vjedhin cdo ore cdo dite. Njerez letyra qe nuk ju shkon asgje, te deformuar ne fytyre te trembur te tredhur qe ne vogeli.

      1. ?
        ????

        Edhe shoku Enver nuk dinte se cfare benin pas shpines se tij dhe parandaj i denonte armiqte kur e merrte vesh…

        1. L
          Leksi

          Ska problem se e ka gati zevendesin e Ballukut. Blendi Gonxhja po u a ben gropen te tereve. Ka oreks te papare per para!

          Lini një Përgjigje