Qëndrimi i Edi Ramës për Vorio-Epirin në turin e tij me diasporën në Selanik, ka sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare e cila i quan deklaratat e kryeministrit shqiptar si provokime.
Teka mediat fqinje e kanë quajtur Ramën si të pacipë, Athina zyratre thotë se “Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”.
Ky reagim nga Ministria e Jashtme greke erdhi si përgjigje e deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
“Vorio Epiri është një term i vdekur,” deklaroi Rama dje në takim.
Më tej në reagimin e trye, Ministria e Jashtme shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respekti i plotë nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, thuhet në deklaratë.
Protothema shkruan se në protestën e përmendur nga Rama, kanë marrë pjesë anëtarë të organizatave nacionaliste, të cilët kanë zhvilluar një protestë jashtë One Salonica, me rastin e pranisë së Ramës në qytet.
Duke ankuar për këto reagime, Rama theksoi se veprime të tilla nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“U organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorioepirotët” që më shkaktojnë vetëm keqardhje. “e “Vorio Epiri” është një term i vdekur, me kalimin e kohës ka vdekur. Dhe me të ka vdekur edhe çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta tallen. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp. Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme”, tha Rama në Selanik.
Siç thanë demonstruesit grekë, ata reaguan ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik, pasi sipas tyre “shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio-Epirit”.
Lini një Përgjigje