TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 10:53

Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Vendi juaj, mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Vendi juaj, mbështetës i
Presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.

Lini një Përgjigje