TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 21:54

Plas debati për iranianët e MEK/ Kikia: Janë minë me sahat, nuk duhet të përbaltni vendin. Noka: Ta tregoj unë dinjitetin ty!

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati për iranianët e MEK/ Kikia: Janë minë me sahat,

Situata e krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manëz nga ndërhyrja e policisë, ditën e sotme ka shkaktuar reagime të shumta.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në “News24” është përfshirë në një debat me gazetarin Mentor Kikia. Ky i fundit tha se MEK është një ish-strukturë terroriste dhe minë me sahat që vetëm Shqipëria ka pranuar t’i strehojë.

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, ai u shpreh është e padrejtë dhe jo e denjë që të përbaltë vendin në lidhje me ndërhyrjen e policisë për hir të opozitarizmit.

Noka i është përgjigjur me tone të ashpra duke u shprehur se nuk po e përbalt vendin dhe duke thënë ta tregoj unë dinjtetin, teksa shtoi se veprimi i policisë ishte terrorist.

Pjesë nga debati:

Kikia: MEK është ish-strukturë terroriste. Është mina me sahat që nuk e pranoi asnjë shtet në botë dhe e pranuam vetëm ne. Këta nuk janë opozita. Opozita qëndron në Paris dhe është tërësisht legale. Është e padrejtë të përbaltni vendin tuaj për hir të opozitarizmit si politikan që jeni.

Noka: Nuk po përbalt vendin tim unë.

Kikia: Nuk është e denjë dhe e drejtë.

Noka: Ta tregoj unë dinjitetin ty tani.

Kikia: Mos ma trego mua dinjitetin.

Noka: Dëgjo këtu, veprimi i policisë është terrorist.

Kikia: Ju qofshi!

Noka: Nuk është tallava këtu. Më lër ta mbaroj. Unë u kam thënë se nuk kemi pasur kushte për t’i mbajtur. Policia ushtron dhunë dhe këtë e kemi parë.

Kikia: Padyshim.

Noka: Dhunë e terror si të jenë banda. Ministri Çuçi është gënjeshtar. Nuk kemi pse konsultohemi me SHBA tha. Konsulta e parë që është bërë dhe e vetme që qeveria Berisha ka bërë ka qenë me SHBA-në. Me kërkesën e tyre kemi marrë 220 muxhahedinët e parë.

kikia mek debat noka

Lini një Përgjigje