TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 17:32

Pas Leskajt, edhe Mediu refuzon Berishën; shfaqet në protestën e UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti

Pas Leskajt, edhe Mediu refuzon Berishën; shfaqet në protestën e

Pas Bujar Leskajt, i cili refuzoi vendimin e PD për të mos marrë pjesë në tubimin për UÇK-së, të njëjtën gjë ka bërë dhe Fatmir Mediu. Ai u shfaq në protestë këtë pasdite.

Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë.

Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar.

Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu.

Lini një Përgjigje