
Deputeti demokrat Tomorr Alizoti e ka quajtur ditën e sotme si një ditë të mirë për Partinë Demokratike.
Megjithatë sipas tij është qesharak fakti se parlamenti njeh vetëm 7 deputetë nga demokratët.
Sipas deputetit, ish-kryeministri Berisha është faktori kryesor i opozitës por që mbahet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë.
Sonila Agostini: Mungon një dokument i bashkimit. Mungon shpjegimi se si gjatë gjithë kësaj kohe nuk doli askush që të mundë Berishën. Kush i ka penguar që të dilnin, të shprehnin një vizion, një qëndrim dhe të kishte mbështetjen e një grupi.
Kush do ta ngjizë bashkimin e opozitës me elektoratin, kur është i dyzuar nga
Alizoti: Kjo fjala mekanike, më duket qesharake. Sot ishte një ditë shumë e mirë. PD është bashkuar.
Agostini: Jeni parti pa vulë.
Alizoti: Të gjithë padrejtësitë në botë janë bërë pa procedurë. Fakti që parlamenti është kaq qesharak, është një parlament që nuk e di ku e merr guximin të mos njohë 50 deputetë, vetëm 7.
Agostini: Ia keni bërë ju kërkesë.
Alizoti: Tani, edhe ju e dini që 50 është më shumë se 7.
Agostini: Ju s’keni bërë asnjë diskutim të qenësishëm në parlament.
Rakipllari: Parlamenti njeh kryetar të Grupit Parlamentar Bardhi.
Alizoti: Berisha është sot faktori më i madh opozitar. Nëse ne flasim Amerikë, ne duam vlerat e Amerikës. Ama që sot, që njeriu më i rëndësishëm del dhe thotë rrezikohem familjarisht dhe Prokuroria nuk merret, por mbyll në shtëpi dikë në moshën 80-vjeçare, pa pasur asnjë akuzë. Të papushtetshmit janë të prekshmit në Shqipëri. Berisha është sot i papushtetshëm. Ai i bashkisë do prekej po të ishte pa pushtet.
Agostini: Po ç’do të thotë të hetosh mirë, se ata janë prokurore të pavarur.
Rakipllari: Problemi qëndron se ti i bën të mira analizat për atë që të intereson ty, por e vërtetë e tërë është se Berisha e kërkoi vetë izolimin. Ishte strategjia e tij me avokatët, duke mos shkuar në SPAK. SPAK ka sot nivelin më të lartë të besueshmërisë në publik, sepse ka përballë të paprekshmit.
Alizoti: Po lëri mo këto. Kë ka goditur SPAK.
Rakipllari: Ka ministra, ka Vangjush Dakon.
Alizoti: Dako, peshk i vogël… Merr sondazhin e Institutit Republikan Amerikan.
Curri: Ka njerëz që i besojnë SPAK-ut, Bardhi e ka mbështetur. Ka njerëz që mezi kanë pritur të mbyllet në kullë Berishën.
Lini një Përgjigje