TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 21:59

Pakti Rama-Berisha, Lapaj: Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Rama-Berisha, Lapaj: Sa herë janë bërë bashkë i

Duke komentuar paktin e fundit të arritur mes mazhorancës dhe Rithemelimit, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj, tha se ata janë bashkë përgjatë 30 viteve. Po ashtu shtoi se sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë.

Më në fund nuk ndenjën dot larg njëri-tjetrin. Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë. Në fakt janë bashkë tërë kohës, por sa herë kanë dalë bashkë publikisht për të kryer ‘reforma’. U bënë bashkë në 2008, duke i bërë gjëmën Shqipërisë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe rrëzimin e demokracisë që deri atëherë kishim ndryshuar.

Pas 2008, u bënë bashkë në 2009 ku ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe ai kod është ende në fuqi ku është hequr gara. Dy kryetarë partish kanë dy biznese të mëdha ku kryetarët e partisë janë ata që ndajnë postet, ndajnë emrat e deputetëve. 30 ditë para zgjedhjeve e dimë 90% të Parlamentit të ardhshëm. Kur kryeministri çon një projektligj në Parlament, të gjithë votojnë pro. Në këto 30 vite më gjeni një komision që ka sjellë rezultate”, tha ai i ftuar në “Open” në News 24.

 

Lini një Përgjigje