
Berisha jep detaje pas mbledhjes së grupit parlamentar...
Partia Demokratike duket se do të fillojë avazin e vjetër të “trazirave” në komisionet parlamentare dhe seancën plenare të Kuvendit.
Pak më parë u mblodh grupi parlamentar, ku u vendos mbi hapat që do të ndiqen si reagim ndaj mazhorancës, sepse sipas PD, po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren në Kuvend.
Pas mbledhjes, kreu i PD Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku e la "surprizë" atë që do të ndodhë. Megjithatë ai dha dy lajme. Së pari nuk do të ketë bojkot të komisioneve dhe së dyti, për momentin nuk parashikohet asnjë protestë kombëtare, por pritet një organizim para Kryeministrisë pas hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Do bëhet çdo përpjekje për rikthimin e Parlamentit në bazat e Kushtetutës dhe ligjeve. Sot Parlamenti funksionon jashtë përcaktimit të Kushtetutës dhe Rregullores. Sot Parlamenti është instrument orpesiv kundër opozitës, kundër qytetarëve. Nuk merret më me interesat e qytetarëve. Pas 10 seancash është bllokuar debati në 9 seanca, u lejua vetëm në 1 seancë. Bojkoti nuk është oposion”, tha ai.
Por sipas burimeve, PD pritet që të nisë metodat e vjetra të "trazirave" si në komisione ashtu dhe në senacë plenare. Nuk e dimë nëse do të ketë tymuese dhe flakë, por Berisha deklaroi se do të duhet të presim dhe të shohim reagimin e saj. Sa i takon tubimeve para Kryeministrisë, Berisha tha se me shumë mundësi mund të bëhen të enjteve.
“Platforma para Kryeministrisë ka dy qëllime: Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Shumë njerëz mendojnë se duhet bërë te Ministria e Energjitikës, por jo. Është ajo ndërtesë që ka kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e Kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, ku është e instaluar zv/kryeministrja. Platforma do të jetë ditë të caktuara. Më së shumti e enjtja, por do ta përcaktojmë më vonë. Do shkohet edhe te protestat kombëtare, por janë këto masa pastaj do vendoset për protesta", shtoi Berisha.
Po ashtu Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në 5 bashki të vendit. Teksa ka falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar si një farsë elektorale.
“I falenderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje