TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 17:40

Nikoll Lesi tallet me protestën e “Foltores”: Meta-Berisha e “rrëzuan” kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Nikoll Lesi tallet me protestën e “Foltores”: Meta-Berisha e
Nikoll Lesi

Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar protestën e radhës të SaIi Berishës dhe Ilir Metës. Sipas tij, edhe sot ndodhi njëjti avaz. Berisha e Meta shkuan në protestë, folën dhe ikën. Lesi shkruan me ironi se të gjithë palët i bënë qefin njëri-tjetrit, pasi Rama vijon të jetë ende në karrige.

Edhe sot asgjë e re nga fronti i opozitës. E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot.

Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”. Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën. Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërrojnë kryeministrin. Dhe ikin. Ikin edhe protestuesit.

Të gjithë të kënaqur dhe thonë për t’i bërë qejfin njeri-tjetrit: E rrëzuam kryeministrin”, shkruan ai.

Meta e Berisha mbajtën sot protestën e radhës, por dukeshin të dy shumë të lodhur. Turmës ju bashkuan me një orë vonesë dhe pasi folën, u larguan drejt partive të tyre duke mos sjellë asgjë të re.

nikoll lesi protesta meta-berisha

Lini një Përgjigje