TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 16:51

Nga 21 Janari, te sulmi ndaj selisë së PD, DASH “masakron” Berishën: Simbol i dhunës politike në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Nga 21 Janari, te sulmi ndaj selisë së PD, DASH “masakron”

Amerikanët kanë treguar edhe një herë se Berisha jo vetëm që është i korruptuar, por është dhe simbol i dhunës...

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një shuplakë të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ky kohët e fundit është trimëruar dhe po i sulmon të gjithë, amerikanët i kanë kujtuar bëmat duke e shpallur njeriun e dhunës politike në vend.

Sot u publikua raporti për klimën e investimeve dhe i kushtohet një kapitull dhunës politike. Aty SHBA merr si shembull Berishën. Në raport përmendet sulmi ndaj selisë së PD më 8 janar 2022, ndërkohë që po ashtu kujtohet 21 Janari i famshëm ku u vranë 4 protestues.

Dhuna politike është e rrallë. Rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar, i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Po ashtu edhe protestat politike më 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunë të nivelit të ulët, dëmtim të pronës dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet vendore të majit 2023. Më 21 janar 2011, forcat shqiptare të sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në raport.

Berisha është futur nga SHBA në listën e personave të korruptuar. Ai u shpall i padëshirueshëm, duke u akuzuar se ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, fëmijët dhe aleatët e tij. Por duket se për amerikanët ai jo vetëm që është i korruptuar, por është dhe personi që nxit dhunë e destabilizim. Berisha pas shpalljes “non grata” ka nisur sulme të ashpra ndaj amerikanëve, por ata duket se i japin goditje të njëpasnjëshme. Edhe një vit më parë amerikanët i kujtuan bëmat, duke e bërë të qartë se për ta Berisha është rrezik për vendin dhe jo vetëm. /Pamfleti

berisha dash dhune

Lini një Përgjigje