TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2024, 11:06

"Mollët e kalbura bien vetë”, Rama “i dorëzon” SPAK publikisht të korruptuarit e PS

Shkruar nga Pamfleti
"Mollët e kalbura bien vetë”, Rama “i
Rama, Nikolla dhe Çuçi

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Rama tha se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.

Kryeministri tha se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.

'Nuk jam mburoja e asnjërit qe vjedh. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësinë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e pandryshueshme dhe e pakëpërcyeshme. E kam thënë publikisht mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe me asnjë dërrasë të kalbur që larg qoftë mund të shkelni, kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë cfarë bën, prandaj nuk jam une e PS që e lëshon kur i dridhet tona nën këmbë. Ata që thonë se Rama i përdor e kanë gabim. Ata janë mollë e kalbur që bie vet.', tha ai.

Kryesocialisti pranoi se gjatë këtyre viteve që ka qenë në krye të qeverisë ka pasur, gabime, dështime e zhgënjime, por theksoi se nga të gjitha këto janë nxjerrë mësime dhe se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Europian.

“Sepse nuk ka qenë ndonjëherë shtet më demokratik nga c’është sot,” shton kreu i qeverisë.  

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek rëndësia e një sistemi të pavarur të Drejtësisë, duke theksuar se forca e tij politike në pushtet, është tërhequr nga çdo kontroll politik ndaj këtij organi.

"Ne jemi të çarmatosur. Jemi e para parti politike në Shqipëri që ka dorëzuar një armë që të gjithë të tjerët e kanë."

Lini një Përgjigje