TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2025, 13:44

Mbledhja e qeverisë, Edi Rama emëron Vilma Gurin drejtuesen e re të DAP

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e qeverisë, Edi Rama emëron Vilma Gurin drejtuesen e re
Vilma Guri emërohet në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen që po zhvillohet sot prej mesditës së sotme nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.

Bëhet fjalë për një pozicion me rëndësi të lartë në vend, të cilin Guri e merr pas një periudhe shërbimi si këshilltare pranë Kryeministrit.

Vilma Guri do të zëvendësojë në detyrë Enkela Dudushin, e cila do të vijojë të ushtrojë funksione të rëndësishme brenda strukturave të institucionit.

Mësohet se kjo lëvizje vjen në një moment kur Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë kanë udhëzuar përshpejtimin e reformave në administratën publike, përmirësimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies.

Sot mbledhja e parë e qeverisë po mbahet pas pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO.

Lini një Përgjigje