TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 18:10

Kuvendi dërgon emrat e kandidatëve për vakancat në KLP dhe KLGJ! Bardhi: Procesi i deformuar, po kapen institucionet!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi dërgon emrat e kandidatëve për vakancat në KLP dhe

Në nënkomisionin e Ligjeve është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Konkretisht për Këshillin e Lartë Gjyqësor me anë të shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri. Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Ndërkohë që mbledhja nuk ka kaluar pa debate dhe kundërshtime nga ana e opozitës.  Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashpër me anëtarët e mazhorancës duke e cilësuar procesin të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.

Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformuar. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit  të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë!

Ne konsensusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana,  që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.

bardhi

Lini një Përgjigje