
Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja duket se ka nisur flirtet me Partinë Socialiste. Pas asaj që ndodhi me Primaret, ku Hysen Kadiu i Kavajës u la jashtë listave të kandidatëve edhe pse doli i pari në Primare, janë vënë re dy lëvizje të kryebashkiakut demokrat në Kavajë, Fisnik Qosja. Pak ditë më parë ai u shfaq në një takim të kryeministrit Rama për turizmin. Madje dhe vetë Ramës kjo i bëri përshtypje.
“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”, tha Rama.

Ndërkohë sot ai është parë krah kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kjo e fundit dhe presidenti Begaj vizituan muzeun etnografik.
“Vizitë në Muzeun Etnografik. Inauguruar shtatorin e kaluar, ky muze ruan historinë dhe traditat e Kavajës. Ndërtesa e fillim shekullit XIX, ku për shtatë breza ka banuar familja Arkaxhiu, është tashmë monument kulture i kategorisë së parë. Një pasuri e çmuar për identitetin dhe trashëgiminë tonë”, shkruan Spiropali.
Lini një Përgjigje