
Socialisti Pandeli Majko, ka zbuluar një nga përplasjet e tij me kryeministrin Edi Rama brenda Partisë Socialiste. Majko tha se tema për të cilën është debatuar ka qenë projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor. Majko tha se ai personalisht ka refuzuar ta votojë atë në Kuvend.
“Ka pas votim, ka pas ndarje, siç ka pas bashkim. Mendoni ju se me Ed Ramën nuk ka pasur debate. Ka ndodhur në Kongres mo, jemi larguar gjysma e delegatëve nga salla. A së fundmi. A me një fjalë ne duhet të ndihemi fajtor pse nuk hyjmë në sherr. Aaaa debat?! Rama bën debat si rregull dhe me veshjet e tij. Problemi është se ju nuk shikoni debat në publik. A t’jua them një gjë, ne kemi pasur një debat shumë të vjetër me Ramën, për punën e kanabisit për shembull, për projektligjin që kaloi tani për kanabisin legal. Unë kam qenë kundër, kam abstenuar në Parlament.
Aktualisht ne po japim licenca për mbjelljen e kanabisit. Nëse mbillet kanabis 200 m larg parcelës ku është dhënë licenca, arrestohet edhe kryeplaku, edhe kryefamiljari edhe komshiu rrezik që s’ka kallëzuar. Ne o do ta bëjmë mbjelljen e kanabisit në Shqipëri një kundërvajtje penale të palicencuar. Ose ne nuk mund të kemi këtë situatë të dyfishtë ku japim licencat e kanabisit mjekësor, ku Kodi ynë Penal fut në burg edhe kryeplaku, nëse gjenden dy rrënjë të mbjella. Unë po ju them një shembull debati. Si e doni debatin ju, të nxjerrim shpatat ne aty në mes?”, tha Majko në emisionin “Debat” në A2 CNN.
Lini një Përgjigje