TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2023, 07:30

Incident në Athinë në prani të ish-ministrit Ditmir Bushati, media greke publikon fotot

Shkruar nga Pamfleti
Incident në Athinë në prani të ish-ministrit Ditmir
Ditmir Bushati në Athinë

Një incident ndodhi gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një grup personash anarkistë ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë hedhur parulla dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Sipas asaj që raporton gazeta “Protothema” ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të përbashkët të ish-ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore. 11 ministra të jashtëm analizojnë dhe propozojnë”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish-zëvendëskryeministri i Kroacisë, V. Pusiç. “Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre” – shkruan gazeta greke.

 

Incident në Athinë në prani të ish-ministrit DitmirIncident në Athinë në prani të ish-ministrit DitmirIncident në Athinë në prani të ish-ministrit DitmirIncident në Athinë në prani të ish-ministrit Ditmir

incident në athinë

Lini një Përgjigje