
GJKKO pritet të vendos nesër për kërkesën e SPAK, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin, Sali Berisha.
Lidhur me këtë, Berisha është shprehur se, nëse do të kishte pranuar që të largohej nga politika pas shpalljes non grata, sot nuk do të kishte asnjë proces gjyqësor ndaj tij.
Në një intervistë për emisionin ftuar ‘A Show’ në SYRI TV, Berisha tha se në, 9 shtator 2021 vendosi të rikthehej në politikë për dy arsye.
E para sepse sipa tij e vendos populli se kush e përfaqëson në Kuvend dhe e dyta sepse ai kuptoi se opozita e drejtuar nga Basha ishte e kontrolluar.
“Pa asnjë diskutim nuk do të isha, por kurrë nuk do të mund ti përgjigjesha. Por kjo situatë përbën një motivim të ri për të vazhduar betejën time pa kthim.
Unë në 9 shtator kur donin të më largonin në mënyrë absurde nga parlamenti, vendosa rikthimin për dy arsye kryesore. E para; sepse shqiptarët duhet të vendosin se duhet të përcaktojnë se kush duhet të jetë apo jo në parlament. E dyta; unë kuptova se është një opozitë e kontrolluar. Besoj se vetëm një opozitë sovrane është e vërtetë për një vend. Kurrë një opozitë e nënshtruar nuk fiton dhe nuk të çon në fitore.
Këto të dyja kanë qenë qëllime më madhore. Mendoj se të dyja kanë një realizim, pasi unë vazhdova deputet dhe sot jam deputet. Kemi një opozitë të vërtetë, të kontrolluar nga vullneti i anëtarëve dhe i mbështetësve të saj. Bashkuam grupin parlamentar dhe të nisim një betejë pa kthim kundër Ramës, me bindjen më të plotë se do të ecim drejt fitores. Dy janë arritur, e treta është në proces e sipër.
Të gjitha këto që sheh janë shprehje të një terrori dhe desekulibri total të narko shtetit dhe diktatorit mob, bandit të Edi Ramës, i cili qeveris i lidhur me bandat. Krahasuar me diktaturën e vjetër, ka zëvendësuar luftën e klasave si lëvizje e shoqërisë, me aleancën me krimin si forcë lëvizëse kryesore”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje