TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 17:55

Firmosja e marrëveshjes për refugjatët, Këlliçi: Tradhtia dhe pabesia më e madhe që Rama mund t'i bënte vendit

Shkruar nga Pamfleti

Firmosja e marrëveshjes për refugjatët, Këlliçi:

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar nga Edi Rama në Romë, duke e kthyer Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

Këlliçi shkruan se, kjo është tradhti ndaj Shqipërisë dhe antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama.

“Pa diskutim parlamentar, pa konsensus politik, pa asnjë analizë dhe transparencë publike, pa dhënë asnjë detaj për marrëveshjen e nënshkruar, pa pyetur askënd, 1 vit pasi Tunizia refuzoi të njëjtën ofertë nga Italia, Edi Rama nga sot e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.

Kjo është tradhti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t'i bënte vendit tonë.

Tashmë në portin e Shëngjinit do të strehohen deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm çdo vit.

Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijëra të rinj nga vendi për t'i zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm”, shkruan Këlliçi në Facebook.

rama marreveshje kellici itali

Lini një Përgjigje