TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 16:55

Festat e fundvitit, Rama: Bonusi për pensionistët do të nisë të shpërndahet brenda pak ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit, Rama: Bonusi për pensionistët do të nisë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka njoftuar nga Vlora se brenda pak ditësh do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vendi ka pasur këtë vit një stabilitet dhe fuqizim të ekonomisë më shumë se çdo vit tjetër. Sipas tij, ndryshe nga vitet e tjera që ndarja e bonusit ndodhet në javën e fundit të vitit, sivjet do të nisë që në fillim të dhjetorit.

Thonë se PS nuk është e majtë, por kjo rrëzohet duke parë se çfarë përqindje zë në të gjithë buxhetin mbrojtja sociale. 33% e të gjithës shkon për kujdes social. Që nga pensionistët, që përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm, është i përcaktuar edhe bonusi, që do ta japim përsëri tani në prag të festave, por ndryshe nga vitet e tjera, për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë, do fillojmë ta japim menjëherë. Brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve, siç u bë edhe vitin e kaluar”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje