TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 20:17

Çfarë do të vendosë Këshilli Kombëtar i PD të shtunën? Baçi: Përshkallëzim aksioni deri në ngujim

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të vendosë Këshilli Kombëtar i PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se aksioni opozitar do të përshkallëzohet duke shkuar deri në ngujim.

Baçi ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë.

Megjithatë ai sqaroi se vendimi për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita do të vendosen të shtunën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Duan të largojnë deputetët e PD nga parlamenti. Qëndresa jonë do të vazhdojë duke përfshirë të gjitha format dhe mjetet e protestave. Qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe bllokimi dhe çdo lloj proteste do jetë në fokusin tonë. Do jetë kryesia dhe Këshilli Kombëtar që do të vendosë mbi veprimet që do të merren më tej në mbledhjen që do zhvillohet të shtunën”, tha Baçi.

Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore, Baçi tha se një ndër kërkesat kryesore të opozitës është edhe rikthimi i koalicioneve.

Demokrati rikujtoi se komisioni i reformës zgjedhore nuk ka funksionuar prej dy vitesh, por njëkohësisht tha se në të duhet të përfshihen edhe grupet e shoqërisë civile.

“Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e kam fjalën edhe për pjesëmarrje të shoqërisë civile jo vetëm të parlamentit. Edhe me partitë politike jo-parlamentare që duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për Kodin Zgjedhor. Duhet të fillojë tek rikthimi i koalicioneve sepse Rama e prishi këtë në mënyrë të njëanshme. Personalisht jam dakord për listat e hapura, votimin e diasporës edhe për votimin e numërimin elektronik”, u shpreh Baçi në Report Tv.

luan baci partia demokrati

Lini një Përgjigje