TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 10:58

“Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin?”, debat i ashpër mes Pandeli Majkos dhe Shehut në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

“Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin?”, debat i ashpër mes

Debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës po ndodhin ditën e sotme në Kuvend.

Deputeti socialist Pandeli Majko replikoi me Tritan Shehun në seancën e sotme plenare sa i takon kërkesës së këtij të fundit që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë masakrën serbe në Kosovë në Srebrenicë.

Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.

Debati:

Majko: Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita, ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin.

Shehu: Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin?

Lini një Përgjigje