TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 19:18

E 'bleu' Berisha pas 'kafes' me Salianjin? Reagon Xhemal Gjunkshi

Shkruar nga Pamfleti

E 'bleu' Berisha pas 'kafes' me Salianjin? Reagon Xhemal

Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas zërave se emërimi i tij si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, menjëherë pas takimit me figura të PD, ishte "blerje" nga Sali Berisha.

Ai thotë se komentet në rrjet janë të pavërteta, sepse siç thotë, emërimi i tij nga Sali Berisha ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.

Reagimi i plotë:

Së fundmi disa komente të pavërteta janë shpërndarë në rrjete, duke lënë të nënkuptohet se emërimi im si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike është bërë pas një takimi kafeje me disa figura të njohura të opozitës. Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Për korrektësi publike:

1. Emërimi i Xhemal Gjunkshit nga Dr. Prof. Sali Berisha, ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.

2. Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit.

Unë Xhemal Gjunkshi jam pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime. Kam kontribuar ndër vite me integritet, korrektesë dhe qëndrime të qarta publike, si qytetar, si ekspert dhe si demokrat i përkushtuar.

Pjesëmarrja ime në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.

Lini një Përgjigje