TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 15:33

Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Arben

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka shtyrë në datën 16 dhjetor, ora 13:30 seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha”.

Ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të hetimeve të SPAK, e cila lëshoi një urdhër-arresti ndaj Ahmetajt.

Vendimi i GJKKO-së:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË/ GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të

çështjes penale nr. 154, viti 2022, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, i akuzuar

për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i

K.Penal”.

2. Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari

Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit

të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit:

– Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve

paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së

bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës

së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për

gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.

Lini një Përgjigje