Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar pas rezultatit dëshpërues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.
Krah fotos së “Shqipërisë rozë”, Açka e trishtuar nga ky rezultat ka kërkuar që përgjegjësit të pranojnë humbjen dhe të largohen dhe jo të kërkojnë alibi.
Sipas deputetes pjesë e humbjes së opozitës në këto zgjedhje janë dhe ata personazhe të cilët të paguar nga mazhoranca “ngopën të djathtët” me gënjeshtrën e madhe të rilindjes blu.
“E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat. Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam. Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!” shkruan Açka.
Lini një Përgjigje